Eksperienca mbi 30 vjecare e trashëguar ditë pas dite stafit të kualifikuar në aktivitetet kryesore të sektorit marine. Prej themelimit të saj 1994, me aktivitetin në Pirea Greqi dhe në vazhdim në Durrës, ka pasur një rrugëtim  përpjekjesh të pandërprera në shërbim dhe furnizim të mjeteve detare të natyrave nga  më të ndryshmet, gjë e cila ka shërbyer jo vetëm në krijimin e njohjeve te zgjidhjeve teknike, por mbi të gjitha të njojes të nevojave që tregu i mjeteve detare ka për shërbimin dhe mbështetjen e tyre me pjesët  dhe paisjet e nevojëshme. Nga ana tjetër,  këto kanë qënë vite të bashkëpunimit reciprok me pothuajse të gjithë kompanive më në zë të fushës në Greqi, vendeve të Rajonit, Europë dhe më gjerë. 

-Shërbim cilësor dhe profesional, gamë e gjerë e produkteve dhe shpejtësi në sjelljen dhe shpërndarjen e tyre.  

– Konsulencë dhe servis i kualifikuar. Kooperim me subjekte të specializuara në sektorin e shërbimeve dhe të mirmbajtjes marine të vendit, por sidomos me ato të vendeve të rajonit sikurse Greqi, Itali etj. 

– QIRICI’S MARINE është e vetmja kompani e cila në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ndërtoi dhe organizoi për herë të parë në vendin tonë logjistikën dhe funksionimin e furnizimit të anijeve në kuptimin dhe funksionin e vërtetë të “Shipchandler” ose “Ship Supplay”, pasi më parë këto nocione dhe ky aktivitet ishte i kufizuar dhe nënkuptonte furnizimin e nevojave të anijeve vetëm me karburant, ujë, pije të ndryshme apo cigare. 

Cilësi në produktet dhe servisin që ofrojmë. Azhornimi dhe përditësimi i vazhdueshëm i stafit tonë me arritjet në teknologji dhe prodhimet e reja që përshtaten me tregun si edhe kushtet klimaterike të rajonit, por mbi të gjitha në përgjigje të kërkesave aktuale që kanë standartet e vendit dhe ato ndërkombëtare për sektorin marine. 

Klientët dhe bashkëpuntorët tanë janë: 

– Subjektet të cilat tregëtojnë me shumicë apo pakicë produkte të katalogut tonë të shitjeve. 

– Kompanitë pronarë apo axhentë të anijeve të të gjitha llojeve të transportit detar. 

– Kompanitë dhe subjektet pronarë të anijeve dhe barkave, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e peshkimit 

– Përdorues apo kolektiv përdoruesish të mjeteve private të të gjitha llojeve dhe natyrave të lundrimit. 

– Subjekte të riparimit,  shërbimit si edhe kantiere të riparimit dhe të prodhimit të mjeteve detare. 

– Subjekte të entit publik të cilët kanë në përdorim mjete lundruese sikurse janë Ministria e Mbrojtjes (Flota Ushtarake Detare), Ministria e brëndëshme (Flota e mjeteve të kufirit), Dogana Shqiptare (mjetet e antikondrabandës) etj… 

– Regjistri Detar Shqiptar 

– Drejtoria e Përgjithëshme Detare (Kapitenaria), etj. 

Translate »