“QIRICI’S MARINE”
Jo vetëm një riemërtim i kompanisë, por mbi të gjitha një restart të një niveli tjetër të aktivitetit të themeluesit të saj,
z. Artjan Qirici, aktivitet i cili e ka fillesën plot 30 vite më parë në Pirea të Greqisë
…fillim viti 1994
Hapat e para të Kompanisë
Themelohet kompania “Aris & Lefteria Qirici” ltd, Qëllim ishte riparim i përgjithëshëm i mjeteve detare dhe tregëtim të pjesëve të këmbimit për to, me adresë: Rruga “Papastratou 25”, Pirea, Attiki.
2008
Aris & Apostolis Qirici ltd.
Nga viti 2008 aksioner me 50% bëhet djali i tij, z. Apostolis Qirici, kompania vazhdon aktivitetin me emërtim, Aris & Apostolis Qirici ltd.
2009
Vlerësim nga bashkia Athinë
Ky subjet vlerësohet nga bashkia e Athinës me motivacionin “GUXOJ”, si një prej tre fituesve mes mbi 70.000 subjekteve të veprimtarisë të fushave të ndryshme.
2009
“…Marine Energy“
Ishte viti kur kompania zgjeron aktivitetin në qytetin e Durrësit dhe pikërisht në ish kantierin e prodhimit dhe riparimit të mjeteve detare me themelimin e kompanisë; “Marine Energy” sh.p.k. dhe me të njëjtin objekt të veprimtarisë, me ortak të vetëm z. Artjan Qirici.
2014
“Marine & Trak Energy”
Me shitjen e 50% të aksioneve, djalit të tij z. Apostolis Qirici, kjo kompani e zgjeron aktivitetin edhe në fushën e tregëtimit të pjesëve të këmbimit për kamiona si edhe mjeteve dhe makinerive industriale, në fillim me emrin: “Marinë & Trak Energy” shpk
2018
“TrakMar” sh.k.p.
Ndryshon emri i kompanisë në “TrakMar” sh.k.p.
Shkurt 2020
“Durrës Shipchandler and Agency”
Prej vitit 2014 dhe deri 2020, kompania shënoi një zhvillim të shpejtë në të dy drejtimet e aktivitetit, atij të tregëtimit të pjesëve të këmbimit për kamiona dhe mjeteve të tjera industriale si edhe të tregëtimit dhe shërbimit për mjetet detare, gjë e cila për pasojë të gamës tepër të gjerë të këtyre dy sektorëve, domosdoshmërisht krijoi nevojën e një riorganizimi qoftë ekonomiko-financiar, por edhe atij logjistik. Pas ndarjes mes ortakëve të aksioneve të “Trakmar” shpk, z. Artjan Qirici rikthehet në Sektorin Marine si aksioner i vetëm me krijimin e kompanisë “Durrës Shipchandler and Agency” sh.p.k.
Korrik 2022
“Durrës Shipchandler and Agency” Vlorë
Me hapjen e pikës të dytë të shitjes, shënon zgjerimin e aktivitetit të kompanisë në qytetin e Vlorës, shumë pranë Portit, të dytin më të madh të vendit .
Maj 2023
…Qirici’s Marine
Vazhdon aktivitetin me emrin “QIRICI’S MARINE” shpk, kompani e cila shumë shpejt në përbërje të stafit të saj ofroi personel specialistë të lartë në fushën së detarisë dhe jo vetë!